English

Ekspozita për Nënë Terezën në New York.

Më 26 prill në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New -York u organizua ekspozita me titullin "Nënë Tereza-Gonxhe Bojaxhiu- symbol i gjallë i dashurisë dhe dinjiteti njerëzor”.

Ekspozita është e pasur me relike dhe sende të përdorura nga Nënë Tereza dhe misioni i saj, me veshje karakteristike, që ka përdorur vetë Nënë Tereza gjatë rinisë së saj, objekte kulti fetar të përdorura nga ajo, vepra artistike dhe libra kushtuar jetës dhe Misionit të saj përkushtues, fotografi të shumta, piktura dhe skulptura etj. Ekspozita bashkëshoqërohej edhe me një dokumentar kushtuar jetës dhe veprës bamirëse të Nënë Terezës nga e cila mori dhe emrin kjo ekspozitë.
Në fjalën e saj Dr. Liri Berisha, tha se qëllimi i saj është që ta vendosim këtë ekspozitë edhe aty ku "shihen e takohen të gjitha kombet, kulturat e tradita e gjithë botës, stilet e mendimet dhe bindjet e ndryshme". Ne kemi bërë një përpjekje modesete, - tha ajo ndoshta për të hedhur "pak dritë mbi dritën". Për të ndarë me ju dhe gjithë botën këtë trashgimi të çmuar, këtë thesar të vyer kombëtar, për të cilin të gjithë jemi krenar. Po të kemi parasyshë se misioni i Nënë Terezës shtrihet në të gjithë kontinentet e banuara nga njerëzimi, kjo ekspozitë në Kombet e Bashkuara, është simbolike edhe për faktin se Nënë Tereza ishte një OKB më vete, misioni i saj bashkoi kombe, popuj dhe shtete.
Zonja Berisha tha se kjo ekspozitë u bë e mundur në sajë të kontributit dhe të një bashkëpunimi të shkëlqyer të qendrës së saj këtu në Nju Jork, dhe në Shqipëri, por qëllimi u krye lehtazi edhe për arsye se pati kontributin bujar të komunitetit shqiptar, nga të cilët ajo veçoi; Harry Bajraktarin, vëllezërit Serxhio dhe Zabit Bytyçi,Harri Sinanajn, restorantin Ben&Jack, Zef Balajn, Skënder Perollin, dhe Demë Balidemajn

pas

Dhuroni
Gazeta elektronike
Lajme