English

Organizuesit e kësaj ekspozite u ndjenë të lumturuar që gëzimin e tyre e ndanë me aq shumë pjesmarrës nga komuniteti si dhe me aq shumë diplomatë, përfshi dhe Sekretarin e Përgjithshëm për Komunikacionin dhe Informacionit Publik të Kombeve të Bashkuara, z. Kiyotaka Akasaka.Edhe ambasadori i Indisë Manjeev Singh Puri, qëndroi gjatë në mjediset e ekspozitës dhe zhvilloi një bisedë të përzemërt me Dr. Liri Berisha Presidente e Fondacionit Kulturor Nëna Terezë.
Dr Kiyotaka Akasaka -Sekretari i Përgjithshëm për Komunikacionin dhe të Informacionit Publik, pranë OKB-së, e ka cilësuar shënjtëreshën shqiptare," Nënë e shërimit" e cila, sipas tij ka arritur të prekë çdo qenie njerëzore në të gjitha barrierat dhe solli një ndryshim rrënjësor në jetën e njerëzve të varfër dhe fëmijëve të sëmurë e jetimë. Kiyotaka Akasaka, theksoi se:"Ajo ishte më shumë se një simbol i mëshirës. Ajo ishte një fener i dashurisë, ishte shpresë për të varfërit e botës."
Fjalën e mbajti dhe Ambasadori i Shqipërisë pranë OKB-së, z. Ferit Hoxha, i cili falenderoi pjesmarrësit, që kishin ardhur për të vizituar ekspozitën, e cila i dedikohet nobelistes shqiptare Nëna Terese, në kuadrin e vitit 2010, që është shpallur "Vitit i Nëna Terezëz - me rastin 100 Vjetorit të lindjes së saj.

 

(26/04/2010)

pas

Dhuroni
Gazeta elektronike
Lajme