English

Znj. Liri Berisha takohet me Drejtorin e Përgjithshëm të Korpusit të Paqes, z. Aaron Williams.

Znj. Liri Berisha zhvilloi një takim me z. Aaron Williams, Drejtor i Përgjithshëm i Peace Corps. Znj. Berisha e falenderoi z. Williams për punën dhe ndihmën që vullnetaret amerikane të paqes kanë dhënë gjatë viteve të tranzicionit shqiptar, duke e konsideruar këtë akt si një element thelbësor të miqësisë dhe dashurisë që ekziston ndërmjet popujve tanë. Ndihma e vullnetareve të Korpusit të Paqes në fushën e arsimit, edukimit shëndetësor, biznesit të vogël, etj. ka qënë shumë e vlerësuar dhe e mirëpritur nga institucionet dhe populli shqiptar.
"Tashmë që Shqipëria ka ndryshuar krejtësisht nga vitet e para të tranzicionit kur edhe erdhën vullnetarët e parë të Korpusit të Paqes, ne do të donim që ata të pasqyronin në vendet e tjera ndryshimet e konstatuara në vendin tonë, veçanërisht në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe në sektorin e turizmit".

Duke u ndalur tek aktiviteti i saj si drejtuese e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë dhe Fondacionit Kultoror Nënë Tereza, znj. Berisha u ndal tek përpjekjet dhe vullnetarizmi për t'u qëndruar afër fëmijëve në nevojë, për të ndihmuar në edukimin e tyre, etj.

pas

Dhuroni
Gazeta elektronike
Lajme