English

Ajo u prezantoi të pranishmëve edhe nismën e Fondacionit Kulturor Nënë Tereza për ngritjen e një muzeumi në nderim të figurës së saj. "Kjo sfidë e fondacionit tonë nuk buron vetëm nga fakti që Nënë Tereza ështe shqiptare, por edhe për arsye së Shqiperia duhet të korrigjoje një padrejtësi historike në trajtimin e figurës së kësaj shenjtoreje të madhe. Ndryshe nga qeveria e diktatures që ndaloi hyrjen e saj në Shqipëri, ne na lind detyrimi moral, që një muzeum të tillë ta kthejmë në vend pelegrinazhi për qytetare nga e gjithë bota, duke ngritur kështu më lart figurën e saj".

Drejtori i Përgjithshëm i Peace Corps i shprehu zonjës Berisha falenderimet e tij të ngrohta për vizitën e saj në zyrat qendrore të Peace Corps. Ai gjithashtu u shpreh shumë i kënaqur nga klima mikpritëse që vullnetarët e paqes kanë gjetur në Shqipëri, e cila ka qënë një shtysë e madhe në suksesin e misionit të tyre në vendin tonë. Z. Williams përgëzoi znj. Berisha për sukseset dhe zhvillimin e Shqipërisë gjatë këtyre viteve. Duke u ndalur tek puna e shkëlqyer e Fondacionit të Fëmijëve Shqiptare dhe të Fondacionit Kulturor Nënë Tereza, si dy shembuj të shkëlqyer të punës vullnetare dhe përkushtimit të madh shpirtëror në dobi të mbarë shoqerisë, z. Williams ofroi gadishmërinë e tij për të ndihmuar dhe bashkëpunuar.
Në emër të institucionit të tij, Drejtori z. Williams garantoi për përpjekje konkrete dhe ndihmë në ngritjen e muzeumit kushtuar figurës së Nënë Terezës, si një muzeum që do t'u përkasë të gjithëve, pasi edhe Nënë Tereza, ndonëse shqiptare përbën një krenari për të gjithë qytetarët e botës.

(16/09/2009)


pas

Dhuroni
Gazeta elektronike
Lajme