English

 

I veçantë dhe mbresëlënës ishte pritja e rezervuar për znj. Berisha nga Ambasadorja e Indisë në SHBA, Meera Shankar në rezidencën e saj. Bashkëbisedueset vlerësuan lart figurën e Nënë Terezës dhe faktin që Nënë Tereza është një urë lidhëse mes dy kombeve tona.

Në shenjë nderimi për qytetin e Washington DC, znj. Berisha mbolli një pemë në një nga parqet më të bukura të qytetit. Në ceremoninë e organizuar merrnin pjesë përfaqësues të lartë të bashkisë së kryeqytetit amerikan, diplomat, banorë dhe nxënës të shkollave. Me një xhest prekës, znj. Berisha shprehu emocionet e saj duke theksuar se kjo pemë është një simbol i gjithë asaj ndihme të pakursyer që na kanë dhënë SHBA ndër vite, si dhe një urë miqësie që lidh dy popujt tanë.

E mbjellë në kuadër të ekspozitës për nder të Nënë Terezës, kjo pemë do të kujtohet si “Pema e Nënë Terezës”. Përfaqësuesit e bashkisë vlerësuan kontributin e znj. Berisha dhe respektin që ajo tregon për Washington DC.

Vizita e znj. Liri Berisha në Washington DC rikonformoi edhe njëherë mbështetjen e niveleve më të larta të institucioneve amerikane për Fondacionin Kulturor “Nënë Tereza”, nismat e tij dhe shërben si një mundësi për bashkëpunime të shumëanshme.

(28/04/2010)

pas

Dhuroni
Gazeta elektronike
Lajme