English

Gjatë qëndrimit të saj në Washington DC znj. Liri Berisha ishte e ftuar në drekën e zhvilluar për nder të Zonjës së Parë të SHBA-së Znj. Mishel Obama. Gjatë takimit personal dhe të veçantë, znj. Berisha e njohu znj. Obama me veprimtaritë e ndërmarra me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, hapjen e ekspozitës në Kongresin Amerikan, etj. Nga ana e saj znj. Obama rikonfirmoi respektin për popullin shqiptar dhe i uroi veçanërisht znj. Berisha suksese të mëtejshme. Takimi u përshkua nga një ndjenjë e ngrohtë dhe miqësore.

Znj. Liri Berisha u prit në një takim të veçantë edhe nga znj. Melanee Verveer, Ambasadore at Large e SHBA-së për Çështjet Globale të Grave. Ambasadorja Verveer tregoi mbresat e saj nga takimet me Nënë Terezën dhe e përgëzoi znj. Berisha për punën e fondacionit. Në kuadër të hapjes së ekspozitës në Kongresin Amerikan, znj, Verveer u impresionua nga larmia dhe vlerave e objekteve të ekspozuara, duke u shprehur me nota të larta për traditën dhe kulturën e popullit shqiptar. Znj. Verveer shprehu gadishmërinë e saj për bashkëpunime në të ardhmen.

Gjithashtu znj. Liri Berisha u takua në ambjetet e Sewall Belmot Museum me përfaqësuese të shoqërisë civile të Washington DC. Në këtë museum, që njihet si qendra ku kanë marrë rrugë një sërë lëvizjesh për të drejtat e grave në SHBA dhe botë, znj. Liri Berisha bëri një prezantim të Fondacionit Kulturor “Nënë Tereza” dhe të aktiviteteve që do të zhvillohen me rastin e jubileut të 100 vjetorit të lindjes së “Nënë Terezës”. Përfaqësueset e shoqërisë civile amerikane shfaqën interes për aktivitetin e fondacionit dhe shprehën gadishmërinë për projekte të përbashkëta

Znj. Liri Berisha zhvilloi një vizitë në Departamentin e Muzeologjisë të Universitetit të njohur “George Washington”, ku prezantoi idenë dhe projektin për ngritjen e memorialit të Nënë Terezës në Tiranë. Studiuesit Amerikanë vlerësuan idenë dhe iniciativën për ngritjen e këtij memoriali dhe shprehën gadishmërinë e tyre për të kontribuar në konkretizimin e kësaj nisme madhore.

pas

Dhuroni
Gazeta elektronike
Lajme