English

Vizita e znj. Liri Berisha Presidente e Fondacionit Kulturor “Nënë Tereza” në Washington DC nė Mėngjesin Kombėtar tė Lutjeve.

Gjatë datave 2 – 5 Shkurt 2010, me ftesë të organizatorëve të Mëngjesit Kombëtar të Lutjeve dhe me ftesë të veçantë të Bordit Drejtues të Organizatës “Rrjeti i Informacionit të Grave” (Women’s Informational Network – WIN) zhvilloi një vizitë në Washington DC, znj. Liri Berisha, Themeluese dhe Presidente e Fondacionit Kulturor “Nënë Tereza”.
Vizita e Znj. Berisha ishte e përqëndruar në dy aktivitete të rëndësishme:
1.Mëngjesi Kombëtar i Lutjeve, që zhvillohet tradicionalisht në Washington DC në fillim Shkurtin e çdo viti;
2.Pritje e veçantë në Kongresin Amerikan, me një grup anëtaresh të Kongresit, të cilat njëkohësisht janë edhe anëtare të Bordit Drejtues të “Rrjetit të Informacionit të Grave”.

Pjesëmarrja në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve

Gjatë pjesëmarrjes së saj në datën 4 Shkurt në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve, znj Liri Berisha pati mundësinë të takohej me personalitete të politikës, artit, kulturës dhe shkencës nga vende të ndryshme të botës, që mblidhen sëbashku në Washington DC për të treguar vlerat e paqes, mirësisë, besimit, etj..
Siç është bërë edhe traditë, në këtë aktivitet ndërkombëtar morën pjesë edhe Presidenti i SHBA-së Z.Barack Obama, Zv. Presidenti J. Biden, Sekretarja e Shtetit Hillary Klinton, etj. Përveç fjalës së rëndësishme të Presidentit Obama, i cili ritheksoi edhe një herë vlerat e paqes dhe mirësisë, një pjesë interesante pati në fjalimin e Sekretares së Shtetit Znj. Klinton, e cila tregoi mbresat e saj gjatë takimeve me Nënë Terezën, modestinë dhe madhështinë e kësaj shenjtoreje.
Pikërisht ky pikëtakim me objektivin e veprimtarisë së Fondacionit Kulturor “Nënë Tereza” u nënvizua më pas edhe nga znj. Berisha gjatë intervistës së datës. 4 Shkurt në “Zërin e Amerikës”, teksa shprehte përshtypjet e saj për pjesëmarrjen në Mëngjesin e Lutjeve.
Përveç ceremonisë kryesore të këtij aktiviteti znj. Berisha mori pjesë edhe në aktivitete të tjera plotësuese të Mëngjesit Kombëtar të Lutjeve.

 

(04/02/2010)

 

pas

Dhuroni
Gazeta elektronike
Lajme