English

Pjesëmarrja e znj. Liri Berisha në Pritjen vjetore me anëtare të Kongresit Amerikan

Në mbasditen e datës 3 Shkurt 2010, znj. Liri Berisha mori pjesë në pritjen vjetore të organizuar nga “Rrjeti i Informacionit të Grave”, nën kujdesin e anëtares së Dhomës së Përfaqësuesve Rosa DeLauro, pritje e cila u mbajt në godinën Rayburn të Komplesit të Kongresit Amerikan.

Kjo pritje vjetore bëhej në nderim të anëtareve të Kongresit, të cilat luftojnë dhe angazhohen për thellimin e pjesëmarrjes së grave në politikën amerikane. Në aktivitet merrnin pjesë një sërë anëtaresh të Kongresit Amerikan, politikane, aktiviste të spikatura të shoqërisë civile të SHBA, etj.
Në fjalën e hapjes, anëtarja e Dhomës së Përfaqësuesve znj. Rosa DeLauro, njëkohësisht Kryetare e Bordit të “Rrjetit të Informacionit të Grave” për Kongresin Amerikan, i uroi një mirëseardhje të vecantë znj. Liri Berisha, me cilësinë e Presidentes së Fondacionit Kulturor “Nënë Tereza”, bashkëshortes së Kryeministrit të Shqipërisë z. Sali Berisha, por njëkohësisht edhe fituese e Çmimit Ndërkombëtar të kësaj organizate në vitin 2009, duke përmendur përpjekjet e znj. Berisha për rritjen e rolit të gruas në sfera të ndryshme të shoqërisë shqiptare.
Gjatë këtij aktiviteti të rëndësishëm znj. Liri Berisha u takua me anëtaret e Kongresit Amerikan: Rosa DeLauro, Diana Degette, Betsy Markey, Shelley Berkley, Diane Watson, Jackie Speier, Allyson Schwartz, Judy Chu, etj me të cilat zhvilloi biseda të ngrohta dhe miqësore. Anëtaret e Kongresit Amerikan shfaqën një interes të vecantë për misionin dhe veprimtarinë e Fondacionit Kulturor “Nënë Tereza”. Nga ana e saj znj. Berisha nënvizoi faktin e rëndësishëm se 100 vjetori i Nënë Terezës synohet të kthehet nga ky fondacion, por edhe nga institucionet shtetërore shqiptare në një ditë të shënuar ndërkombëtare, pasi sic u shpreh ajo: “Nënë Tereza i përket gjithë njerëzimit”.
Anëtaret e Kongresit Amerikan vlerësuan këto përpjekje dhe u treguan të gatshme të gjejnë forma dhe rrugë për të mbështetur nisma të tilla, që evidentojnë vlera për mbarë njerëzimit.

Me rastin e 100 vjetorit të Nënë Terezës, ky fondacion do të organizojë një sërë aktivitetesh, të cilat së bashku edhe me një program të integruar të Qeverisë Shqiptare do të kulmojnë me përurimin në Tiranë të fillimit të punimeve të godinës së Memorialit Nënë; Tereza. Duke marrë shkas nga ky objektiv madhor i qeverisë dhe Fondacionit “Nënë; Tereza”, znj. Liri Berisha i paraqiti anëtareve të Kongresit Amerikan ftesën e Fondacionit ”Nënë Tereza” dhe ftesën e saj personale për pjesëmarrjen në ceremonitë që do të zhvillohen për këtë jubile në Tiranë, ftesa të cilat u pranuam me kënaqësi.

Pas kësaj pritjeje në Kongresit Amerikan, znj. Liri Berisha pati një darkë pune me Presidenten e “Rrjetit të Informacionit të Grave“ znj. Karen Mulhauser, një nga ikonat e shoqërisë civile të Shteteve të Bashkuara. Kujtojmë me ketë rast se znj. Mulhauser ka qenë drejtuese e lëvizjes civile për lejimin e abordit në SHBA, në fillimvitet ’70, ndërsa sot një nga personalitetet më me influencë të shoqërisë civile në Washington DC. Gjatë kësaj darke u shkëmbyen mendime dhe ide rreth mundësisë së prezencës së aktiviteteve të Fondacionit Kulturor “Nënë Tereza“ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sic mund të ishin: krijimi i Grupit “Miqtë e Nënë; Terezës“, themelimi i një Task-Force apo forma të tjera, me synim madhor prezantimin dinjitoz të vlerave të vlerave të shoqërisë shqiptare.
Bashkëbisedueset konkluduan në një sërë pikash të përbashkëta, të cilat do të zhvillohen më tej safërmi.
Vizita e znj. Liri Berisha në Washington DC ishte e suksesshme dhe ia arriti tërësisht qëllimit.

 

(03/02/2010)

 

 


Dhuroni
Gazeta elektronike
Lajme