English

Znj. Liri Berisha takohet me zv.Presidentin e National Geographic, z. Declan Moore.

Një pjesë tepër interesante e axhendës së znj. Liri Berisha gjatë qëndrimit në Washington DC ishte edhe vizita në institucionin e fuqishëm dhe të njohur shkencor "National Geographic", një nga më të mëdhenjtë në botë, në përbërje të të cilit përfshihet: Qendra e Studimeve Ndërkombëtare, Revista prestigjioze National Geographic, Stacioni National Geographic, Biblioteka e famshme, si dhe muzeumi i shkencave të natyrës. Në ambjetet e National Geographic, znj. Znj. Liri Berisha u prit nga Zëvendëspresidenti i National Geographic z. Declan Moore, i cili i bëri një prezantim të gjërë të aktivitetit të këtij institutcioni dhe sfidat për t'iu peërshtatur zhvillimeve teknologjike. Me një akt simbolik dhe të ngrohtë zv. presidenti Moore i paraqiti znj. Berisha disa nga botimet e National Geographic mbi Shqipërinë, duke filluar qeë nga viti 1918 e në vazhdim, duke premtuar se një kopje e tyre do t'u prezantohej edhe institucioneve shqiptare. Duke u ndalur tek zgjerimi dhe konsolidimi i punës së këtij isntitucioni në Evropë, z, Moore e njohu znj. Berisha me botimin më të fundit të revistës National Geographic në Lituani, krahas botimeve të mëparshme në shumicën e vendeve të kontinentit Evropian.
Me këtë rast ai shprehu dëshirën dhe gadishmërinë e tij që një botim i tillë të mund të kryhej edhe në gjuhën shqipe.

Nga ana e saj znj. Liri Berisha shprehu kënaqësinë saj që ndodhej në ambjentet e National Geographic, si dhe falenderoi bashkëbiseduesit për konsiderimin që i bëjne Shqipërisë në botimet dhe aktivitetet e tyre. Në vazhdim të bisedës se saj, znj. Berisha e njohu zv. presidentin Moore me përpjekjet e Fondacionit Kulturor Nënë Tereza për ngritjen e një muzeumi për Nënë Terezën në Shqipëri, duke e cilësuar këtë akt si një detyrim të lartë moral në nderim të kësaj figure globale. Duke vlerësuar rëndësinë e një muzeumi të tillë, z. Moore paraqiti gadishmërinë e tij për ndihmë konkrete me materiale të cilat do të ndihmonin në ngritjen sa më pare të këtij muzeumi.

Në përgjigje të interesimit të znj. Berisha për prani më të madhe të National Geographic në Shqipëri, si dhe për një bashkëpunimin institucional me Fondacioinin e Fëmijëve Shqiptarë, zv. Moore shprehu gadishmërinë që disa nga ekspozitat e National Geographic të hapen në Shqipëri, gjatë turit periodik ndërkombëtar që zhvillon ky institucionin.
Në përfundim të takimit, zv. presidenti Moore i dhuroi znj. Liri Berisha një nga botimet më prestigjoze të këtij institucioni: Albumin më të fundit Politiko-Gjeorgrafik të botës, si dhe premtoi për praninë e sigurtë të National Geographic në Shqipëri.

(16/09/2009)

pas

Dhuroni
Gazeta elektronike
Lajme