English

“Nënë Tereza. Vajza me emrin Gonxhe“

Fondacioni Kulturor Nënë Tereza pas një rrugëtimi të suksesshëm në shumë vende të botës sjell në përvjetorin e nëntë të lumturimit të saj ekspozitën me titull: “Nënë Tereza: Vajza me emrin Gonxhe“.

Nëpërmjet kësaj ekspozite Fondacioni Kulturor Nënë Tereza ka si qëllim të transmetojë dhe promovojë vlerat të tilla si: dinjiteti njerëzor, liria, barazia dhe solidariteti, të cilat Nënë Tereza i përfaqësoi më së miri për t’i induktuar si udhërrefyes shpirtëror për shoqërinë tonë. Ekspozita paraqet objekte, fotografi, dorëshkrime e filmime të cilat tregojnë jetën e Nënë Terezës që nga fëmijëria, prejardhja e saj shqiptare, derit tek misoni i saj në Indi dhe në mbarë botën.

Themeluesja e Fondacioni Kulturor Nënë Tereza znj.Liri Berisha në çeljen e kësaj ekspozite u shpreh:

Lumturimi

“Jam e bindur që pasi ta kemi vizituar këtë ekspozitë kushtuar Nënë Terezës, do të ndihemi më mirë, do të mendojmë si Ajo, do duam si Ajo, do shpresojmë si Ajo. Ekspozita besoj se vlerën e madhe e ka, jo vetëm në përkujtimin e saj, por në mesazhet që ajo përçoi gjatë një jete dhe që janë të dobishme dhe të domosdoshme gjithmonë e më shumë në shoqëri, e të cilat me shumë dashuri duhet t’i transmetojmë te brezi i ri.
“Është vepra e saj që më frymëzon në çdo ditë të punës time për të ndihmuar fëmijët e këdo që ka nevojë për përkrahje, këdo që ka nevojë për dashuri. Nuk ka gëzim më të madh se kur sheh se si dashuria që ti fal qetëson shpirtëra të trazuar. Nënë Tereza me veprën e saj na mëson se çdokush ka diçka e ka mundësi të ndihmojë dikë, LE TA BËJMË ! Le ta vazhdojmë veprën e saj, duke ndihmuar dikë, le ta vazhdojmë veprën e saj duke falur dashuri. Çdokush prej jush e ka këtë mundësi”.

Nëpërmjet pjesës etnografike të saj, ekspozita dëshmon pasurinë kulturore të djepit që e lindi dhe e rriti Nënë Terezën. Kjo pjesë është një udhëtim në jetën e Nënë Terezës nëpërmjet objekteve që i përkisnin familjes, veshjeve, bizhuterive dhe orendive nga vendi i origjinës së Nënë Terezës, fshati Novoselë. Ekspozita sjell të kuruar me një kujdes të veçantë edhe pjesën e udhëtimit shpirtëror të Nënë Terezës. Ky udhëtim shpirtëror kartelizohet nëpër fjalë të tilla kyçe dhe shumë domethenëse si: Rrënjët, Paqja, Zoti, Dashuria, Buzeqeshja, Besimi, Vuajtja, Uria, Varfëria, Shenjtëria, Gëzimi,Heshtja dhe Lutja.
Ekspozita me rastin e Dites se Lumturimit

Në këtë ekspozitë është paraqitur edhe Projekti i Memorialit të Nënë Terezës, i cili do të jetë jo vetëm shtëpia e vlerave të Nënë Terezës, por dhe shtëpia e vlerave të gjithë kombit shqiptar.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më datën 28 Tetor, në Galerinë Kombëtare të Arteve në kryeqytet.


Dhuroni
Gazeta elektronike
Lajme