English

Znj. Liri Berisha takohet me Presidenten e Organizates Children's Defense Fund, znj. Marian Wright Edelman

Një nga takimet më të ngrohta dhe më të rëndesishme të znj. Liri Berisha gjatë vizitës së saj në Washington DC ishte takimi i përzemërt me znj. Marian Wright Edelman, Presidente e organizatës më të madhe amerikane në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve Children's Defense Fund, e cila shoqërohej nga zv.presidentja e kësaj organizate znj. Marjorie Newman-Williams.
Znj. Edelman shprehu shume perzemersisht kenaqesine e saj për praninë e znj. Liri Berisha në ambjentet e Children's Defense Fund.
Duke prezantuar sfidën më të madhe të punës së organizatës së saj. znj. Edelman bëri një panorame të iniciativës më të fundit të Presidentit Obama për reformimin e skemës së sigurimit shëndetësor, duke u ndalur veçanërisht tek përpjekjet për të përfshirë të gjithë fëmijët amerikanë në këtë skemë.

Nga ana e saj znj. Liri Berisha e falenderoi znj. Edelman për pritjen dhe takimin, duke e njohur me aktivitetin e fondacionit të Fëmijëve Shqiptarë dhe Fondacionit Kulturor Nënë Tereza. Duke folur për ndihmën për fëmijët shqiptarë, znj.Berisha u prezantoi bashkëbiseduesve punën dhe ndihmën e vazhdueshme në drejtim të kurimit dhe asistencës shëndetësore për fëmijët talasemike, autistë, etj, si dhe sfidat për të vazhduar më tej.

pas

Dhuroni
Gazeta elektronike
Lajme