English

Fondacioni Kulturor »Nënë Tereza» i dorëzon zyrtarisht Ministrit Xhaferaj Projekt-idenë arkitektonike të Memorialit »Nënë Tereza»

Ditën e premte, më datë 04 mars 2011 Znj. Liri Berisha në cilësinë e Presidentes së fondacionit Kulturor » Nënë Tereza», i dorëzoi Ministrit të TKRS Z. Ferdinand Xhaferaj, projekt- idenë arkitektonike të memorialit » Nënë Tereza». "Kjo projekt- ide,"-u shpreh Znj. Berisha, "vjen në vijimë të një bashkëpunimi të frytshëm mëse një vjeçar ndërmjet fondacionit kulturor dhe Ministrisë së TKRS-së për nderimin dhe promovimin e figurës dhe veprës së Nënë Terezës." Kjo projekt- ide është njëkohësisht edhe fryt i dy prezantimeve publike dhe debatit që kanë shoqëruar këtë nismë të dy institucioneve. Ministri Xhaferaj shprehu gadishmërinë e Ministrisë që ai drejton për të bërë gjithçka të mundur për konkretizimin dhe ndërtimin e këtij Projekti në përputhje me procedurat dhe kondicionet urbanistike të nevojshme.

pas

Dhuroni
Gazeta elektronike
Lajme