English

Milano, hapet ekspozita për Nënë Terezën.

Fondacioni Kulturor Nënë Tereza me mbështetjen e Bashkisë së Milanos hapi në ambjentet e Pallatit Marino ekspozitën me titull “ Nënë Tereza. Fëmija me emrin Gonxhe”, dedikuar humanistes së madhe shqiptare. Ekspozita me objekte, fotografi, dorëshkrime, filmime tregon jetën e Nënë Terezës që nga fëmijëria, prejardhja e saj shqiptare, derit tek misoni i saj në Indi dhe në mbarë botën. Ekspozita është një udhëtim në jetën e Nënë Terezës nëpërmjet objekteve që i përkisnin familjes si dhe mendime e shkrime që ajo ka lënë. Nëpërmjet objekteve, veshjeve, bizhuterive pasqyrohet fëmijëria e Nënë Terezës si dhe tradita shqiptare. "


Kryetarja e Bashkisë së Milanos, Letizzia Moratti, vlerësoi maksimalisht bashkëpunimin me Fondacionin Kulturor Nënë Tereza, për kurorëzimin në Milano të një inicative të rëndësishme kulturore, siç është hapja e ekspozitës në nderim të kësaj figure të rëndësishme për mbarë njerëzimin dhe që përfaqëson gjithashtu vlerat më të mira të popullit shqiptar. Në vlerësimin e saj, zonja Berisha shprehu falenderimet dhe mirënjohjen për kryetaren e Bashkisë së Milanos, Lettizia Moratti, për mbështetjen e dhënë në hapjen e ekspozitës , dedikuar njërës prej figurave më të shquara shqiptare, Nënë Terezës. Në mënyrë të veçantë, zonja Berisha u shpreh se, “Shqipëria kaloi një izolim të gjatë shumë të vështirë, por Zoti e bekoi duke i dërguar një misionare kaq të madhe, e cila me besimin, përkushtimin, sakrificën e saj tregoi se vuajtja, dhimbja, skamja në botë, mund të lehtësohen vetëm me dashuri. Jam e bindur se çdo vizitor nga çdo anë e botës, do të mund të kujtojë jo vetëm qilimin mbi të cilin lutej, por dhe qindra e mijëra fëmijë të sëmurë dhe që kanë nevojë për ndihmë.”


Ndërsa Moratti vlerësoi lidhjen e thellë që Nënë Tereza ka mbajtur për Shqipërinë, si vendin e origjinës së saj. Moratti shprehu gjithashtu falënderimet e saj ndaj zonjës Liri Berisha për organizim e kësaj ekspozite, e cila siç vlerësoj ndërkohë ajo është inaguruar edhe në Kombet e Bashkuara si dhe Washington. “Jemi këtu për të prezantuar një ekspozitë të jashtëzakonshme dedikuar një figure simbol të kohës sonë, që është Nënë Tereza e Kalutës.


Nënë Tereza, e lindur në Shqipëri, ka mbajtur gjithmonë një lidhje të thellë me tokën e saj dhe është një nga simbolet e bujarisë, kurajës, admirimit që në kohën tonë mund ta shohim dhe admirojmë duke kërkuar me përulësi, duke parë faktin e jashtëzakonshëm të më të dobtëve, të më të përulurve. Falënderoj në mënyrë të veçantë zonjën Berisha, sepse falë saj ne kemi mundësinë për të pasur këtë ekzpozitë të jashtëzakonshme që, pasi është inaguruar në Kombet e Bashkuara dhe ka qënë në Washington, vjen në Milano. Kështu që jemi krenarë që kemi në Milano këtë ekspozitë kaq të rëndësishme dhe kaq domethënëse” - tha Moratti.

pas

Dhuroni
Gazeta elektronike
Lajme