English

PROMOVIMI I LIBRIT “NËNË TEREZA, NATA E BESIMIT”

Fondacioni Kulturor Nënë Tereza ka organizaur një sërë aktivitetesh si brenda ashtu dhe jashtë vendit duke e përkujtuar Nënë Terezën qoftë nëpërmjet ekzpozitash të realizuara në shumë vende të botës, me ekzposita pikturash, promovime filmash dokumentare apo kumtesave të ndryshme, koncerte etj. Sot, kjo figurë e madhe e humanizmit vjen përmes një libri të përkthyer në gjuhën shqipe të autorit Italian Renato Farina. Autori Renato Farina përmes librit “Nënë Tereza, Nata e Besimit” e sjell humanisten shqiptare nëpërmjet shkrimeve të personaliteteve të ndryshme të botës së besimit. Libri është një udhëtim në jetën e Nënë Terezës, një ndryshim në mendimet dhe pasionet e saj që fillon me frikën-nëse do pranohet apo jo nga Krishti, pastaj me dashurinë e madhe ndaj Tij dhe më në fund me përkushtimin deri në vetsakrifikim. Promovimi i këtij libri u realizua si bashkëpunim i Fondacionit Kulturor Nënë Tereza dhe Dhomës së Tregtisë Italiane në Shqipëri. Gjatë fjalës së hapjes, të mbajtur nga Znj. Liri Berisha, presidente e fondacionit u shpreh se :“Nënë Tereza me butësinë, dhembshurinë dhe dashurinë e shpirtit të saj, kompozoi simfoninë më mahnitëse e më të mrekullueshme të ndjenjave njerëzore, dashurinë e njeriut për njeriun, duke merituar titullin e nënës në të gjithë botën, duke u bërë gruaja me e famshme e shekullit që jetoi, pasi ajo u dha shpresë, dashuri e kujdes prindëror mijëra të braktisurve në mbarë botën. Nënë Teresa dhe sot që nuk e kemi mes nesh, di të na mbledhe, të na ndihmojë e të na tregojë se varfëria e njerëzve shuhet me pasurinë e madhe të shpirtit.”


Më pas fjalën e mbajti Z.Tritan Shehu i cili bëri një rezume të Z. Farina duke përshkruan historinë tij politike dhe kulturor si dhe përmbajtjen e këtij libri kushtuar Nënë Terezës. Ndërsa Z Farina, i cili e ka takaur personalisht Nënë Terezën shprehet se “ Ajo çfarë më ka goditur nga takimi me Nënë Tereën ka qënë butësia dhe ëmbëlsia e saj, por që pas gjithë kësaj fshihej një përson që kishte vuajtur shumë.Më pëlqente thjeshtësia e lutjeve të saj”. Në këtë libër autori i drejtohet Nënë Terezës më fjalët: “Mrekullia më e bukur-shpresa dramatike, Lutu për ne”. “Edhe pse ishte 87 vjeç e me shuma rrudha” - thotë autori i librit, “ajo kishte krahët e një shqiponje të re që ngrinte peshë shumë njerëz të lodhur e të pashpresë”. “Nënë Tereza i mësoi botës se varfëria e mjerimi nuk kanë atdhe, ato vetëm duhen zhdukur.” - tha Znj Berisha. Në fund të këti promovimi Znj. Berisha tha; “E falenderojmë Z. Farina dhe i jemi mirënjohës për këtë libër që i shtohet bibliotekës sonë dhe që e bën Nënë Terezën të jetë përherë prezente mes nesh si një model i forcës, madhështisë e bukurisë shpirtërore.” Z.Farina duke i falenderuar të gjithë të pranishmit u shpreh se do të ishtë një kënaqësi e veçantë që fjala përshëndetëse e Znj. Berisha të ishte dhe parathënia e këtij libri kushtuar Nënë Terezës.

pas

Dhuroni
Gazeta elektronike
Lajme