English

Ekspozita për Nënë Terezën në Estoni

Zj.Berisha Kryetarja e Parlamentit Estonez

Zj. Liri Berisha, Presidente e Fondacionit Kulturor "Nënë Tereza", me ftesë të Kryetarit të Grupit Parlamentar Estoni-Shqipëri, Z. Rain Rosimannus, zhvilloi më datë 15-16 Nëntor një vizitë në kryeqytetin e Estonisë, Tallinn. Vizita kishte për qëllim hapjen e ekspozitës kushtuar jetës dhe veprës së humanistes shqiptare, Nënë Tereza.

Ekspozita u hap në një nga ambjentet më prestigjoze të Parlamentit të Estonisë, ku morën pjesë Kryetarja e Parlamentit, Zj. Ene Ergma, Zv. Kryetarja e Parlamentit, Zj. Keit Pentus, përfaqësues të grupeve parlamentare, deputetë, ambasadorë, përfaqësues të institucioneve dhe komuniteteve fetare në Estoni si dhe miq e të ftuar.
Ceremoninë e hapi Kryetarja e Parlamentit Estonez, Zj. Ene Ergma e cila gjatë fjalës së saj falenderoi Zj. Berisha për hapjen e ekspozitës në Estoni si dhe theksoi ndër të tjera se: Nënë Tereza është një figurë e shquar e cila i përket jo vetëm Shqipërisë por mbarë botës.

Zj.Berisha Kryetarja e Parlamentit Estonez ne darken e shtruar me rastin e evenimentit

Zj. Berisha gjatë fjalës së saj falenderoi përfaqësuesit e Parlamentit Estonez për mbështetjen e tyre në hapjen e kësaj ekspozite, si dhe të gjithë të pranishmit në ekspozitë, duke shprehur se Nënë Tereza përfaqëson dhe mbart vlerat më të mira humane dhe njerëzore të kombit shqiptar dhe kjo na bën të ndjehemi krenarë për origjinën e saj shqiptare.

Gjithashtu përshëndetën ekspozitën dhe Kryetari te Grupit Parlamentar Estoni-Shqipëri si dhe Z. Philippe Jourdan, përfaqesues i lartë i Kishës Katolike në Estoni.
Gjatë vizitës në Estoni, Zj. Berisha, pati takim me Kryetarten e Parlamentit, e cila u impresionua nga kultura e pasur e kombit shqiptar pjesë e së cilës është Nënë Tereza dhe familja e saj. Zv. Kryetarja e Parlamentit shtroi një drekë në ambjentet e Parlamentit, ku ishin të pranishëm përfaqësues të të gjithë spektrit politik, ku ndër të tjera u bisedua për zhvillime të përbashkëta ndërmjet dy vendeve. Gjithashtu Zv. Kryetarja e Parlamentit përgëzoi Zj. Berisha për ritmet e shpejta të zhvillimit ekonomik dhe atij të turizmit.
Më pas, Zj. Berisha u prit dhe nga Drejtoresha e Përgjithshme e Politikave për Europën në Ministrinë e Punëve të Jashtme, e cila shprehu kënaqësinë dhe uroi për liberalizimin e vizave.

Gjithashtu, gjatë vizitës në Estoni, Zj. Berisha, vizitoi dhe Spitalin e Fëmijëve të Estonisë ku u njoh nga afër me shërbimet e ofruara në të gjithë pavionet e këtij spitali.

pas

Dhuroni
Gazeta elektronike
Lajme