English

Fondacioni Kulturor Nënë Tereza mbështetet nga personalitet Amerikane

Në kuadrin e aktiviteteve për 100 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, znj. Liri Berisha, Presidente e Fondacionit “Nënë Tereza” zhvilloi një sërë takimesh dhe aktivitetesh në New York dhe Washington gjatë muajit prill. Ekspozita nën titullin “ Nënë Tereza-Gonxhe Bojaxhiu- Simbol i gjallë  i dashurisë dhe dinjitetit njerëzor” të organizuara në këto dy shete qënë të sukseshme dhe frythdhënsëse.
Pas prezantimit të suksesshëm të  këtyre ekspozitave mbi jetën dhe veprën e humanistes së shquar shqiptare Nënë Tereza, rikonfirmohet respekti dhe mbështetja e SHBA-së për popullin shqiptar dhe Fondacionin nëpërmjet letrave dhe fotografive, dërguar znj. Berisha, Presidente e këtij Fondacioni. Midis tyre spikasin letra të personaliteteve të jetës politike dhe shoqërore amerikane si zonjat e mirënjohura Mishel Obama, Laura Bush dhe Hilari Klinton. Ato vlerësojnë dhe mbështesin lart aktivitetin e organizuar, si dhe punën e Fondacionit për të bërë gjerësisht të njohur figurën dhe vlerat e humanistes shqiptare.
 E veçantë dhe mbreslënës ka qënë letra e dërguar nga zonja Klintone. Në letrën e saj Znj.Klinton thekson se ekspozita dhe dhuratat me simbolet e Nënë Terezës shërbejnë si kujtime të dashura të pasurisë së pavdekshme që la pas Nënë Tereza. Ky aktivitet solli në dritë më shumë kujtime dhe informacione nga jeta dhe veprat e Nënë Terezës, si një nga figurat më humane të mbarë njerëzimit.

pas

Dhuroni
Gazeta elektronike
Lajme